​Grushtohet një person në Prishtinë derisa po ecte rrugës

Një burrë është sulmuar fizikisht, derisa po ecte në rrugë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi gjersa ai ishte duke ecur në rrugë, është sulmuar fizikisht duke u goditur me grushte nga një i dyshuar mashkull i pa njohur për të”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button