​Haaland dhe Foden turpërojnë Manchester United-in

Manchester City e ka fituar me lehtësi dhe me spektakël derbin lokal ndaj Manchester United në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit elitar të futbollit anglez.
Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar me rezultat të thellë 6-3 për të marrë kështu tre pikë të reja në rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion.
Fitorja e “Citizens” u hipotekua që në 45 minutat e parë pasi krijuan epërsi pre 4-0 me Foden dhe Haaland që realizuan nga dy gola.
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje shumë e hapur ku të dy skuadrat shënuara nga dy, përkatësisht tre gola. Haaland dhe Foden kompletuan tregolëshat e tyre, kurse për mysafirët dy golat u realizuan nga Antony në minutën e 56’ dhe Martial në të 84’tën dhe në të 90’tën.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë, katër më pak se Arsenali i vendit të parë, kurse Manchester United mbetet në pozitën e gjashtë me 12 pikë.

Back to top button