Balada, këngë ritmike, solo e bashkëpunime gjatë muajit shtator

Pas angazhimeve gjatë sezones së verës me koncerte e mbrëmje muzikore, këngëtarët e njohur të skenës kosovare kanë publikuar projekte të reja muzikore.
Balada, këngë ritmike, solo e bashkëpunime gjatë muajit shtator nuk munguan nga emrat e njohur të skenës.
Gjatë muajit të kaluar janë publikuar 20 këngë.
Këngëtarja Era Istrefi ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon për duetin “Hala”, i cili është publikuar me videoklip.

Një këngë me tekst emocionues e dedikim për vajzën e tij erdhi nga reperi, Mozzik. Kënga kushtuar vogëlushes së tij titullohet  “Të dua”.

Blero në  muajin shtator, solli këngën e titulluar “Shtatori” që e solli në bashkëpunim me këngëtaren Arta Zenelaj.

Një baladë në shtator erdhi nga këngëtarja Semi Jaupaj  që titullohet “NAH”, shkruan rtv21.tv

“Katile” titullohet kënga që artistët e njohur të skenës shqiptare, Aida Doçi, Bardhi dhe Florian Tufallari e publikuan në muajin shtator.

Një bashkëpunim tjeter u publikua edhe nga Besa Kokëdhima dhe Lyrical Son. “Si kalama” titullohet kënga e cila solli bashkë dy artistët.

“S’ka tjetër” titullohet bashkëpunimi që u publikua nga Elinel dhe Numen.

Në shtator edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi solli këngë te re. “Ciao” titullohet kënga e re, të cilën Nora e ka publikuar edhe me videokilip.

Dafina Zeqiri dhe Ron Zaiti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të dytë. Bashkëpunimi i dyshes titullohet “Boma ni tel” dhe është publikuar me videoklip.
https://www.youtube.com/watch?v=_FDROGhEn0w
Listës së këngëve të muajit shtator iu shtua edhe një këngë nga çifti i ëmbël, Rita e Fidani. Pas sezones që ishin të angazhuar me ahengje familjare, dyshja sollën projektin “Mos luj me zjarr”.

Për herë të parë bashkuan forcat, Melinda Ademi dhe Finem. Dyshja sollën këngën e tyre të re që quhet “Milano”.

Muajin shtator një baladë erdhi edhe nga këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Yllka Kuqi.
“Ani” titullohet kënga të cilën Yllka e ka publikuar edhe me videoklip.

Vëlla e motër, Nexhat dhe Remzie Osmani, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“Se Marova”, mban titullin kënga e tyre e re që do të vijë e shoqëruar me videoklip.

Edhe artisti i njohur Bardhi muajin e kaluar për adhuruesit e muzikës së tij solli një këngë të re. Ai ka publikuar projektin e titulluar ”Zhytem x Prap”.

Muajin e kaluar Adea Pula ka publikuar projektin e saj të ri, shkruan rtv21.tv
“Mos harro” titullohet projekti që e riktheu Adean në skenë pas një pauze të gjatë.

Rep-artisti i njohur, 2 Ton publikoi projektin e radhës.
“Adrenalina” titullohet kënga, të cilën këngëtari e lansoi me videoklip, shkruan rtv21.tv

Baladë në muajin shtator nuk mungoi edhe nga artisti, Skerdi Ago. Balada e re nga Skerdi titullohet “Mëkatare”.

Këngëtari Florian Beqiri muajin e kaluar publikoi projektin e radhës, në bashkëpunim me vëllain e tij, Ilirianin.
Kënga titullohet “Akullore”, e cila u publikua me videoklip, shkruan rtv21.tv

Një bashkëpunim gjatë shtatorit u publikua edhe Albatrit Muqiqi. Ai këtë herë erdhi në bashkëpunim me motren e tij, Albiona Muqiqi-Biona.
“Pa mu” mban titullin kënga, e cila është lansuar e shoqëruar me videoklip./21Media

Back to top button