​Hajdari: Parimet e qeverisjes së mirë po sjellin besimin për investime në Kosovë

 
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se ngritja e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit është rezultat i zotimit të qeverisjes Kurti për rritjen e besimit për investime në vendin tonë, siç ka thënë ajo, duke u bazuar në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës.
Hajdari ka thënë se rezultati i sotëm nga Organizata “Transparency International” sjell Kosovën në rritje me 17 pozicione në klasifikimin botëror për vitin 2021.
“Parimet e qeverisjes së mirë po sjellin besimin për investime në Republikën tonë.
Një nga referencat kryesore për vlerësim të çdo investitori të interesuar për investime në Kosovë, e kudo në botë, është ” Indeksi i Përceptimit të Korrupcionit”. Rezultati i sotëm nga Organizata “Transparency International”, në studimin e fundit mbi “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit”, sjell Kosovën në rritje me 17 pozicione në klasifikimin botëror për vitin 2021. Zotimi i qeverisjes sonë nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti, për luftën kundër korrupcionit, me parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës, janë garancion për qeverisjen e mirë dhe rritjen e besimit për investime në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
Hajdari në fund ka theksuar se Qeverisja Kurti II është garancion për zhvillim dhe integrim, me më shumë vende pune dhe drejtësi në Republikën tonë./21Media
 

Back to top button