​Haradinaj: Personaliteti i Arbën Xhaferit i ngjan një rilindasi

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 7 vjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferit, ka thënë Xhaferi dhe vizioni i tij mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi.

Hardinaj ka shkruar se në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ndihemi sa krenarë aq edhe të pikëlluar, që ai nuk është me ne.

“Xhaferi dhe vizioni i tij, mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi. Si i tillë jetoi, punoi dhe u nda nga kjo botë. Në çdo moment të jetës, ai diti të ruaj standardin e vet, përmes guximit dhe dijes.”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button