Ngjarje tragjike, ambulanca përplas fëmijën

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kakavijë, ku burime bëjnë me dije se autoambulanca ka përplasur dy fëmijë, fatkeqësisht mësohet se njeri prej të miturve, ka gjetur vdekjen.

Vizion Plus bën me dije se fëmija që ishte duke pritur me familjen e tij për të hyrë në Greqi ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 14-vjeçare.

Kjo është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë ku fajtorët duhet kërkuar pikërisht te institucionet që kanë heshtur përgjatë këtyre katër ditëve, ku mijëra qytetarë shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit. Por ndryshe nga sa thonë burimet, qytetarët që kanë parë me sytë e tyre aksidentin thonë se ambulanca ka qenë bosh dhe po ecte me një shpejtësi shumë të madhe./21Media

Back to top button