​Haradinaj pyet Kurtin: A don me u kthye në Kosovë

 
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti. Haradinaj i ka quajtur mjeshtër të mashtrimeve me tenderë minsitrin Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishi.
“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet. Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në Greqi./21Media

Back to top button