​Haradinaj: Vizita e Dole shënoi kthesë të madhe në Kosovë

 

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë vizitën e senatorit amerikan Bob Dole 30 vjet më parë në Kosovë.

Me rastin e vendosjes së bustit të senatorit Dole sot në Prishtinë, Haradinaj tha se lapidari i senatorit Bob Dole në kryeqytet, përpos që nderon mikun e madh të popullit të Kosovës, ai simbolizon edhe ngjarjen historike të 29 gushtit 1990, që shënoi kthesë të madhe e i dha orientim zhvillimeve që do të pasonin.

Haradina ka thënë se të kryesuar nga Bob Dole, senatorët amerikan vërtetuan prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik.

Aleanca e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, do të niste një kapitull të ri, i cili i kurorëzua me shumë suksese në dobi të demokracisë dhe të drejtës së shqiptarëve të jenë zot në shtëpinë e tyre. Edhe pse në moshë të shtyrë, Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes së popujve që ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre për liri e demokraci. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë popullin mik amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Back to top button