Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënsit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka treguar për zbatimin me sukses të disa projekteve që sipas tij përfaqësojnë kërkesa të hershme të qytetarëve të komunës.

Një prej këtyre projekteve të cilat u realizuan Peci njoftoi se është është transporti i nxënësve të niveleve fillor dhe të mesëm të ulët, një nevojë thelbësore për banorët e zonës.

“Përveq projekteve tjera të nevojshme, ai së fundmi përmes procedurave të prokurimit ka realizuar projektin me titull: Transporti i nxënsëve të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në komunën e Zveçanit. Sot, Kryetari Peci pa nga afër bartjen/transportin e nxënësve dhe udhëtoi me fëmijë nga fshati Lipë deri në fshatin Zhazhë. Sipas tij ” komunat sigurojnë transportin e nxënësve nga fshatrat ku ata vijnë në zonat ku ndodhen shkollat dhe anasjelltas, sepse jo të gjithë nxënësit i kanë afër ambientet shkollore. Gjithashtu kjo kërkesë është e kamotshme sepse shumica e prindërve nuk kanë mundur të paguajnë mujoret e fëmijëve të tyre sepse janë me gjendje jo të mirë financiare”- u shpreh Kryetari Peci.Vlenë të theksohet që projekti për transportin e nxënësve është projekt tre vjeçar.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button