​Haxhiu nënshkruan dy udhëzime administrative për tarifën e ndërmjetësuesve

Me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore për fuqizimin e ndërmjetësimit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për tarifën e ndërmjetësuesve dhe atë për përcaktimin e procedurës së ndërmjetësimit të vetinicimit të rasteve dhe rasteve të referuara nga organi administrativ.
Haxhiu ka thënë se avancimi i ndërmjetësimit do të ndikojë në të mirë të realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe shpreson se këto ndryshime do të shërbejnë edhe për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësimit në Kosovë.
“Ndryshimet e tilla ligjore presim të shërbejnë edhe si model për ngritjen e vetëdijes për sa i përket rëndësisë dhe efikasitetit të ndërmjetësimit si procedurë alternative për zgjidhjen alternative të kontesteve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka falënderuar Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID-it për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe promovimin e Ndërmjetësimit në Kosovë.
“Jemi pothuajse në përfundim të përcaktimit të tarifave për përmbaruesit privat dhe noterët”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Back to top button