Kaloni te përmbajtja kryesore

Sa kanë nevojë fytyrat publike për psikolog?

E ftuar në emisionin ‘Ftohtë e Nxehtë’ në RTV21, psikologja Bardha Gërdovci tha se fytyrat publike kanë nevojë për mbështetje psikologjike dhe sa e rëndësishme është kujdesi për shëndetin mendor.

“Mendoj që artistët, më shumë se krejt të tjerët, kanë nevojë jo për ndonjë çrregullim psikologjik ose diçka, por vetë fakti që janë fytyra publike dhe natyra e profesionit është asi soji që ke nuk ke në disponim, ti je në dispozicion me i disponu të tjerët, edhe ajo ta imponon në njëfarë mënyre, pak a shumë me i lanë anash ndoshta nganjëherë pa dashje emocionet e tua. Unë kam dëgju raste të këngëtarëve, ndoshta ka pas rast vdekje në familje dhe u desht me shku me këndu në dasmë, edhe është goxha e rëndë, pra, për vetën e vet është mirë ndonjëherë, brenda katër mureve me pas dikë që flet”, tha ajo ndër të tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button