​Haziri: Gjilani nuk rrezikohet nga vërshimet

Qyteti i Gjilanit të shtunën u vërshua nga reshjet e shiu. Institucionet e emergjencës së Komunës së Gjilanit kanë bërë 25 ndërhyrje nga 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nuk paraqitet rrezik për vërshime në këtë komunë.
“Ne dje kemi pas 25 ndërhyrje me institucionet e emergjencave, nga 52 kërkesa apo thirrje që qytetarët e komunës së Gjilanit kanë adresuar në numrat tonë, 112 dhe 193 që janë numrat e emergjencave[…]E vetmja ndërhyrje evakuim ka qenë në rrugën ‘Deremhall’ që ne përmes drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtjeje kemi reaguar për të larguar çdo tendencë. Gjilani nuk është qytet epik që rrezikohet nga vërshimet e ujit, ne rrezikohemi nga thatësia. Nuk ka nevojë për shqetësim, e për panik, ka nevoje me qenë më të kujdesshëm tek problemet që lidhen me podrumet dhe eventualisht një pjesë në zonën urbane uji nuk qëndron më shumë se pesë minuta, por nuk rrezikon banorë, shtëpi apo objekte kolektive. Por prezenca e veturave, kamionëve mund të jetë më kërcënuese sesa uji”, ka thënë Haziri.
Haziri ka kërkuar nga qytetarët që nga ora 16:00 deri në orën 23:00 t’i evitojnë lëvizjet meqë në këtë kohë parashihet të ketë më shumë reshje të shiut.
 

Back to top button