21 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 451 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ndërsa janë shëruar 2 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 74 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë./21Media