​Hill: Mundësi më e madhe për përparim në dialog sesa për konflikt

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar sot se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme, derisa ka shtuar se ka më shumë mundësi për përparim real në dialog sesa për një konflikt të ri më 1 shtator.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale rreth dialogut dhe rrezikut të konfliktit, ambasadori amerikan tha se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme.
“Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja dhe SHBA-të janë gjithashtu shumë aktive. Mezi pres të shoh një përparim, dhe mendoj se të gjithë mund të shtyjmë për këtë dhe të sigurohemi që të gjithë të jenë në detyrë dhe të shohin përpara”, theksoi Hill.
Rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.
Duke komentuar faktin se Serbia është i vetmi vend evropian që nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Hill ka thënë se është e qartë se Serbia ka një qëndrim ndryshe nga SHBA-ja dhe partnerët e saj evropianë.
“Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë, por mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në çështjet për të cilat jemi dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku”, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, transmeton rtk.
Ndërkaq, i pyetur se pse SHBA-të e mbështesin integritetin e Ukrainës, por jo të Serbisë, Hill ka thënë se situata në Ukrainë është krejtësisht e ndryshme dhe e pakrahasueshme me Kosovën.
“Në fund të ditës, ky është një fqinj që sulmoi Ukrainën, civilët e saj dhe vazhdon të bombardojë qytetet e saj. Ukraina me të vërtetë duhej të luftonte kundër atij sulmi absolutisht keqdashës nga Rusia, i cili vazhdon edhe sot”, ka thënë Hill, duke shtuar se prandaj do të ishte shumë i kujdesshëm kur krahasonte situatën në Ukrainë me atë të disa dekadave më parë.
Ambasadori Hill ka thënë se NATO-ja e ka bërë të qartë se Serbia, nëse dëshiron, mund të bëhet pjesë e asaj aleance, por gjithashtu theksoi se kjo do të ndodhë kur ta dëshirojnë qytetarët e saj.
Gjatë një komunikim online me qytetarët, ambasadori Hill ka pranuar rreth 400 pyetjet dhe komente në Twitter dhe Facebook, dhe shumica e tyre ishim në lidhje me Kosovën, marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë, krahasimin me Ukrainën, për sundimin e ligjit, etj.
Christopher Hill, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, është deklaruar për reciprocitetin për targat dhe dokumentet shtesë për qytetarët serbë, duke thënë se kjo është më shumë si një mundësi për përparim sesa për konflikt.
Ambasadori amerikan në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve ka thënë se përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, të cilët kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja në dialog, duhet të bëjnë më shumë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese dhe shtoi se sinqerisht mendon se ka një mundësi për përparim real në dialog sesa për një konflikt të ri më 1 shtator.

Back to top button