​Hoti: Jam krenar me misionin e parë ndërkombëtar të FSK-së në Kuvajt

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA”,  thuhet në njoftim.

Hoti ka thënë se është krenar që në mandatin e tij qeverisës arritën të sigurojnë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision./21Media

Back to top button