Kaloni te përmbajtja kryesore

Rruga për në BE, NATO dhe KiE – Ambasadori gjerman tregon çfarë duhet të bëjë fillimisht Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Këshillit të Evropës.

Rudolph u shpreh se Kosova fillimisht duhet t’i formojë institucionet e saja, pasi në këtë mënyrë ata do ta kishin më lehtë ta mbrojnë dhe ta promovojnë rastin e Kosovës para miqve të tyre që mund të kenë ende hezitime.

“Pikërisht për këtë arsye ne jemi këtu. Por kjo më kthen te një pikë që e kam theksuar edhe më parë. Që ne të mund të mbrojmë dhe promovojmë rastin e Kosovës para miqve tanë që mund të kenë ende hezitime, është shumë më e lehtë kur dëgjojmë një zë të vetëm nga Kosova, që thotë: ‘Kjo është ajo që duam dhe kjo është ajo që do të bëjmë’. Problemi është se që nga shkurti i vitit 2025 kemi qenë në një cikël të vazhdueshëm vështirësish për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Kemi pasur tre procese zgjedhore brenda rreth 18 muajsh. Çfarëdo tjetër që mund të bëjmë, kjo është gjëja e parë që duhet të zgjidhet këtu në Kosovë”, tha Rudolph për KosovaPress.

I pyetur se nëse gjithçka në rrugën evropiane të Kosovës është kushtëzuar nga dialogu me Serbinë?, Rudolph u shpreh se përparimi në dialog me Serbinë duhet të ndodhë në një mënyrë apo tjetrën që të ketë përparim drejt BE-së.

“Le ta them kështu: përparimi në dialogun me Beogradin duhet të ndodhë në një mënyrë apo në një tjetër që të ketë edhe përparim drejt Bashkimit Evropian. Por kjo vlen po aq edhe për Serbinë”, tha Rudolph.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button