​I jepet lamtumira biznesmenit Bedri Rexhepi

Pas lamtumirës së fundit të biznismenit Bedri Rexhepi, i cili është vrarë në prill të vitit të kaluar, të mërzitur janë shprehur familjarët dhe i gjithë rrethi tij. Ata kanë kërkuar drejtësi për kryeresin e kësaj vepre.
Mustafë Rexhepi, xhaxhai i Bedrisë është shprehur falënderues ndaj të gjithë atyre që dhanë kontribut në çdo moment për gjetjen e Bedriut. Ndërsa ka kërkuar drejtësi për rastin.
“Për 18 muaj shpresë nga ana jonë, e të inkuarajuar nga të gjithë ju dhe punës së institucioneve të sigurisë të cilët nuk u ndalën asnjë moment së kërkuari, rrugët të cilat kanë përshkruar Bedriun dhe më fund kriminelët humbën betejën e tyre gjakftohtë të mashtrimit e të fshehur të krimit. Dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta marrin dënimin e merituar”, tha ai.
Ejup Beqaj, i afërm i familjes Rexhepi, është shprehur tejet i mërzitur për rastin. Ai për KosovaPress tha se familja e tij janë shembull për të mirë.
“Për të kemi vetëm fjalë të mira. Ka qenë një familje shumë e mirë dhe është familje e dalluar. Nuk e di se si ka ardhë deri te kjo, besoj që do ta marrin dënimin e merituar kriminelët të cilët e kanë kryer këtë vepër. Kjo është e pa shembullt të vritet njëriu për pare. Ka qenë familje e besueshme, i kanë besuar çdokujt. Ne kemi pasur raporte të mira me ta”, tha ai.
Beqaj ka kërkuar nga organet e drejtësisë dënim me vdekje për kryeresin e kësaj vepre.
“Kërkojmë që organet e drejtësisë ta gjykojnë dhe ta merr dënimin e merituar…Qysh me planifiku ata një muaj apo dy përpara, dënimi me vdekje është gjithsesi që duhet bëhet”, tha ai.
Avokati i rastit, Besnik Berisha ka treguar disa detaje në lidhje me rastin. Sipas tij Bedriu nuk ka pasur borgj askuj.
“Njëri ka pru edhe detajet të cilat mund të mos jenë edhe të vërteta dhe mund të jenë të përshtatura me qëllim të benifiteve ligjore për dënim më të ulët. Siç dihet deri më tani ai nuk i ka pasur borxh askujt dhe përvec kësaj ai është targetuar që atij t’ ia marrin mjetet që kishte në xhep.
Ai tha se familja e Bedriut nuk pa pasur asnjë problem me askënd. Derisa shtoi se presin nga Gjykata ta dënojë kryerësin e veprës.
“As Bedriu, as familja nuk ka pasur asnjë të keqe të njohur me askënd e lërë më me vëllëzerit e arrestuar si kriminel të dyshuar…Ne presim që gjykata ta dënojë jo vetëm shkaktarin e krimit por të dërgojë mesazh për këdo që mendon ose planifikon krime të tilla që të përballet me dënimin maksimal që parasheh ligji për vrasje të tilla”, tha Berisha.
Më tej, Berisha tha se të dyshuarit kryesorë janë prapa grilave.
“Meqenëse tani kemi një aktakuzë të ngritur e cila pritet të konfirmohet në ditët në vijim, ajo çfarë mund të themi është se të dyshuarit kryesor janë prapa grilave por nuk përjashtohet mundësia që ata janë asistuar, inspiruar e ndihmuar nga të tjerët”, tha ai.
Në ceromoninë e varrimit në varrezat e qytetit në Shtime morën pjesë qindra qytetarë.
Për vrasjen e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, të cilët janë në paraburgim.

Back to top button