Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 13:10 në rrugën “Lulzim Guta” në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhër të gjykatës, me inicialet E.S. (57).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 150 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button