​Identifikohen tri raste të falsifikimit të certifikatave antiCOVID-19

Sot gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, Policia Kufitare e Kosovës në Han të Elezit, ka gjetur te tre persona certifikata të vaksinimit kundërCOVID-19, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Lidhur me rastet është kontaktuar Prokurori i Shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore.
Në kuadër të masave të reja të Qeverisë së Kosovës, çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri ose edhe me dy doza, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit./21Media

Back to top button