Kaloni te përmbajtja kryesore

​IKSHPK: Variantit Delta ia kemi ndalë turrin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se variantit Delta iu është ndalë hovi, edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje.
Në një reagim në Facebook Instituti ka bërë të ditur, se virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.
“Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2”, thuhet në reagimin e Insitutit.
Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 10 mijë e 710 testime të kryera, janë konfirmuar 1 mijë 682 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 288./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button