Kaloni te përmbajtja kryesore

E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.

Një grua 29 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është A.Xh, e cila përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë policia e Vlores po merr në pyetje banorët dhe pushuesit ne kete zone dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./vizionplus
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button