​Interi rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve dhe mbetet në hap me liderët

 
Interi ka arkëtuar tri pikë të reja në Serie-A duke triumfuar kundër Empolit në udhëtim me rezultat 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan “Neroazzurrëve” për të regjistruar një fitore komode dhe për të qëndruar në hap me liderët e tabelës, Milanin dhe Napolin.
Dani D’Ambrosio shënoi golin e parë në minutën e 34’ të ndeshjes, kurse goli i dytë për mysafirët u shënua nga Di Marco në minutën e 66’.
Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi renditet në vendin e tretë me 21 pikë, shtatë më pak se lideri i tabelës Milani.

Back to top button