Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri thotë se Kosova nuk ka pasur më shumë ministra të akuzuar për korrupsion se tani

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, deklaroi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur më shumë ministra të akuzuar për korrupsion më shumë se në këtë kohë.

Ai shtoi se pa drejtësi dhe pa sistem të sundimit të ligjit nuk ka ekonomi të zhvilluar vendi.

“Pa drejtësi, pa sistem të sundimit të ligjit, nuk kemi ekonomi të zhvilluar, as nuk kemi investime të huaja siç ka qenë rasti në këto 5 vjet të kësaj qeverie.

Ai në debatin zgjedhor të RTV21, përmendi edhe rastin e rezervave shtetërore, duke thënë se nënshkrimi i kontrates nga ministrja Rozeta Hajdari, është e ndaluar me ligj

“Asnjëherë Kosova nuk ka pasur më shumë ministra të akuzuar për korrupsion se sa në këto kohë dhe asnjëherë nuk ka pasur mbrojtje publike politike, sikurse në këtë kohë si ka ndodhur si me rastin e rezervave shtetërore, kur tash SMS-të janë të qartë, involvimit direkt të ministres në nënshkrimin e kontratave që është e ndaluar plotësisht me ligj të prokurorimit publik”, deklaroi ai./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button