​Inzagi: Po e presim me krahë të hapur Eriksenin

 
Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur sot për herë të parë para mediave për shumë tema të rëndësishme për tifozët e Interit, duke nisur nga e ardhmja e Christian Eriksen, shitja e Hakimit e deri te ajo se si do të veproje skuadra e tij në afatin kalimtar veror.
Inzagi ka ardhur për ta zëvendësuar Antonio Conten i cili u largua edhe pse e fitoi titullin e kampionit pas 11 viteve.
“E dija që Hakimi ishte i destinuar për t’u shitur, por mua më është premtuar një ekip kompetitiv. Unë flas me drejtorët shumë shpesh sepse ne duam të arrijmë rezultate më të mira në Ligën e Kampionëve sepse Interi nuk ka kaluar përtej fazës 1/16 që nga viti 2011, duhet ta mbrojmë titullin e fituar sepse jemi Interi dhe duhet të jemi kampion edhe në verën tjetër. Dua ta uroj Conten dhe stafin e tij për punën e bërë këtu.”, tha Inzagi.
Më tutje, Inzagi foli edhe për të ardhmen e Christian Eriksen si dhe rëndësisnë që ka Romelu Lukaku për Interin.
“Ka folur me Lukakun disa herë. Ai ishte i zhgënjyer me eliminimin nga Euro 2020 por ai është shumë i qartë me ne. Gjithashtu ka folur edhe me Eriksenin. Ai ka kohë për t’u rikthyer dhe ne jemi duke e pritur me krahë të hapur.”, vazhdoi më tutje Inzagi.
Në fund, tekniku zikaltër foli edhe për objektivat e Interit në Merkato.
“Ne do të provojmë të nënshkruajmë më disa lojtarë. Mbrojtësit janë shumë të rëndësishëm për mua kështu që do të provojmë të bëjmë diçka në këtë drejtim”, shtoi tutje Inzagi./21Media
 

Back to top button