​Isufi: Kurban Bajrami është festë e madhe për shqiptarët myslimanë

Kryesia dhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit.
Me këtë rast, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, tha se në këtë festë të sakrificës dhe solidaritetit, uron që populli i Kosovës të ketë jetë më të mirë.
Tutje, Isufi tha se festa e Kurban Bajramit është festë e madhe për shqiptarët myslimanë.
“Sot erdhëm në Bashkësinë Islami për të uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët si festë e sakrificës, soliditetit që do na përcjell edhe në të ardhmen që populli ynë të jetojë sa më mirë, i solidarizuar po ashtu edhe i zhvilluar në mënyrë që të ecim përpara në proceset që na presin. E dimë që është një festë e madhe për shqiptarët myslimanë dhe të gjitha urimet shkojnë për më të mirën tonë”, tha Isufi.
Ndryshe, falja e namazit të Kurban Bajramit u bë mëngjesin e sotëm në të gjitha xhamitë e Kosovës me prezencën e besimtarëve.

Back to top button