Krasniqi: Kurban Bajrami është festë e sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë

Për nder të festës së Kurban Bajramit, në Bashkësinë Islame të Kosovës sot ishte për vizitë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, duke thënë se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
“Pata kënaqësinë që sot të vij në BIK dhe myftiun Tërnava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, e përmes tij dhe të gjithë besimtarët myslimanë t’ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për ta dhe familjet e tyre, duke u uruar paqe dhe duke uruar begati e mirëqenie të gjithëve. Jam i gëzuar që më në fund ka mundësi që të takohemi bashkë në selinë e Bashkësisë Islame, pas një periudhe jo të lehtë të kohës së pandemisë ku festat e rëndësishme siç është Kurban Bajrami ishin të cenuara për shkak të pamundësisë që të mblidhemi me të afërmit dhe familjet tona. Andaj, shfrytëzoj rastin edhe njëherë që të uroj të gjithë besimtarët për këtë festë me dëshirat më të mirat për ta dhe familjet me shpresë që tash e tutje do kemi mundësi që edhe këto festa jo vetëm t’i festojmë bashkë, por edhe të marrim një frymëzim për të qenë më afër njëri-tjetrit, por veçanërisht për ata në nevojë sepse kjo është një festë e cila në thelbin e vetë e ka sakrificën, përkushtimin dhe adhurimin por edhe dashurinë për njëri-tjetrin”, ka thënë Krasniqi.
 

Back to top button