​Juventusi i kthehet fitoreve, mposht Lazion

 
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Olimpico” mes skuadrës së Lazios dhe gjigandit italian Juventus, ku pas 90’ minutave lojë tre pikët i ka siguruar skuadra mysafire.
Juventusi ka shënuar sot fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 kundër Lazios, me ndihmën e golave të Bonuccit nga pika e bardhë.
Fillimisht, mbrojtësi italian shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 23’ të ndeshjes, kurse golin e dytë dhe të vulosjes së fitores Bonucci e shënoi në minutën e 83’ përsëri nga penalltia.
Me pikët e reja, skuadra e Juventusit ngjitet në pozitën e gjashtë me gjithsej 21 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Lazios në vendin e pestë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Juventusit.

Back to top button