​Kampioni mposht Interin, “Derby della Madonnina” i takon Milanit

“Derby della Madonnina” i takon AC Milanit, i cili pas 90’ minutave lojë të zhvilluara sonte shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Interit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili në minutën e 21’ të ndeshjes kaloi “Nerazzurët” në epërsi prej 1:0.
Por, gëzimi i Interit nuk zgjati shumë, pasi që Milani arriti ta gjejë golin e barazimit shtatë minuta më vonë përmes yllit portugez, Rafael Leao, i cili shënoi për 1:1 në minutën e 28’ të ndeshjes.
Pjesën e dytë e nisën më mirë “Rossonerët”, ku Giroud shënoi në minutën e 54’ për 2:1, kurse Leao e thelloi epërsinë në 3:1 në minutën e 60’ të ndeshjes.
Golin e fundit të këtij takimi dhe të dytin për Interin e shënoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili në minutën e 67’ e vulosi rezultatin final 3:2.
Me pikët e reja, Milani ngjitet në vendin e parë në Serie A në kuotën e 11 pikëve, krahas Interit që tani zë pozitën e pestë me nëntë pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Milanit.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button