Kaloni te përmbajtja kryesore

Aston Villa arrë e fortë për Cityn, ndeshja mbyllet pa fitues

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet skuadrës së Aston Villas dhe asaj të Manchester Cityt, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Skuadra e Aston Villas ka qenë sot një arrë e fortë për kampionin anglez, Manchester Cityn, pasi që pas 90’ minutave lojë ka barazuar me rezultat 1:1.
Fillimisht, rezultatin e ka zhbllokuar ylli norvegjez, Erling Haaland, i cili ka shënuar golin e 10 personal në Premier Ligë në minutën e 50’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për Aston Villan e ka shënuar Leon Bailey, i cili në minutën e 74’ e ka vulosur rezultatin final 1:1.
Me pikët e reja, City zë vendin e dytë në tabelë me 14 pikë të tubuara, krahas Aston Villas që renditet e 17 në tabelë në kuotën e katër pikëve.
Rezultati final i ndeshjes, 1:1.
|m1\-w|m3ga|m5

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button