​KE reagon pas kritikave për etiketimin e gazit e centraleve bërthamore si burime të qëndrueshme energjetike

Komisioni Evropian hodhi poshtë sot pretendimet se ka pritur deri në orën e fundit para Vitit të Ri për të publikuar propozimet, sipas të cilave disa projekte të gazit natyror dhe energjisë bërthamore mund të shënohen si burime të qëndrueshme të energjisë rreth të cilave ka një ndarje midis vendeve të BE-së.
Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, sot në një konferencë tha se dega ekzekutive e Bashkimit Evropian kishte premtuar të deklarojë qëndrimin e saj për këtë “temë shumë komplekse dhe të ndjeshme” para fundit të vitit, raporton Reuters.
“Nuk u përpoqëm ta bëjmë fshehurazi, apo siç doni të thoni ju, duke pritur deri më 31 dhjetor. Ju siguroj se kolegët tanë do të kishin preferuar që ta shijojnë festën, por kanë vendosur të vazhdojnë punën gjatë Krishtlindjes në mënyrë që propozimi të publikohet para fundit të vitit”, tha Mamer.
Vendimi i KE-së për të përfshirë investimet në gaz dhe bërthamor në rregullat e BE-së për “ekonominë e qëndrueshme të taksave financiare” u përfshi në një projekt-propozim të botuar në fund të 31 dhjetorit dhe u zbulua në disa media që e publikuan atë.
“Të pyetur se cilat burime të rinovueshme të energjisë janë të gjelbra, Komisioni u dha qytetarëve tre opsione për të dhënë mendimin e tyre (uji, dielli, era). Dhe më pas marrim një dokument me gazin fosil dhe energjinë bërthamore, i cili është shkruar me dyer të mbyllura dhe është publikuar në natën e Vitit të Ri”, tha Henry Eviston, zëdhënës për financat e qëndrueshme në Zyrën për Politikat Evropiane në WWF.
Gjatë muajve të debatit të nxehtë mbi propozimet për t’i bërë të qëndrueshme projektet e energjisë, disa vende të BE-së kanë argumentuar se nevojiten investime në gaz për t’i ndihmuar ata të heqin dorë nga qymyri si një ndotës i madh.
Të tjerë, megjithatë, mendonin se etiketimi i karburantit fosil si “të gjelbër” do të minonte besueshmërinë e rregullave dhe Bashkimin Evropian, i cili dëshiron të jetë një lider global në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Ndarja është e ngjashme kur bëhet fjalë për energjinë bërthamore. Franca, Republika Çeke dhe Polonia janë ndër vendet që deklarojnë se mungesa e emetimeve të dyoksid karbonit nga energjia bërthamore do të thotë se ajo ka një rol të madh për të luajtur në luftimin e ngrohjes globale. Austria, Gjermania dhe Luksemburgu, nga ana tjetër, janë ndër kundërshtarët e termocentraleve bërthamore, duke përmendur një problem që lidhet me mbetjet radioaktive.
KE pretendon se përfshirja e gazit dhe energjisë bërthamore në ekonominë e tij tatimore, që ka të bëjë me investimet në projektet energjetike, synon vetëm të lehtësojë kalimin në prodhimin e energjisë plotësisht të rinovueshme. Drafti i KE-së përcakton kushtet, në të cilat gazi dhe energjia bërthamore mund të përdoren në periudhën e tranzicionit.
Komisioni tani do të mbledhë opinione mbi propozimin e tij deri më 12 janar dhe shpreson të miratojë tekstin përfundimtar deri në fund të muajit. Pas kësaj, teksti do të diskutohet me qeveritë e vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentin Evropian deri në gjashtë muaj.
Nuk ka gjasa që propozimi të refuzohet, pasi për një gjë të tillë, 20 nga 27 vende të BE-së, që përfaqësojnë 65% të qytetarëve të BE-së, duhet të thonë “jo”, përcjell Reuters.

Back to top button