Suarez do të largohet nga Atletico Madridi

Ylli uruguaian pritet të fillojë një aventurë të re në Amerikë gjatë verës.
Sulmuesi Luis Suarez ka vendosur që të largohet nga kampioni spanjoll Atletico Madridi, kur t’i përfundojë kontrata aktuale e tij në fund të këtij sezoni.
Spekulohet se Suarez është i hapur që të fillojë një aventurë të re në Ligën e Amerikës (MLS), ku skuadra e Inter Miamit dëshiron me çdo kusht ta transferojë atë.
Po ashtu, thuhet se ylli uruguaian shpreson që ish-shoku i skuadrës te Barcelona, Lionel Messi t’i bashkohet atij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga transferimi i tij nga Barcelona tek Atletico Madridi, Luis Suarez ka arritur të bëjë 63 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 29 gola dhe pesë asistime për kampionin spanjoll.

Back to top button