​Kërcënimi me bombë te gjimnazi doli alarm i rrejshëm

Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësirat e gjimnazit “Xhevdet Doda” ka dalë të jetë i rrejshëm.
Policia e Kosovës është larguar nga vendi i ngjarjes pas konstatimit se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Më herët për shkak të kanosjes me mjet shpërthyes, nga hapësirat e kësaj shkolle ishin evakuuar nxënësit.
Kërcënimi me bombë kishte ardhur përmes një email, njoftoi më herët Policia e Kosovës.
Ky është rasti i dytë për vendosje të mjetit shpërthyes në Prishtinë. Dje i njëjti kërcënim ka ndodhur në hapësirat e Rektoratit të UP “Hasan Prishtina”, i cili doli të jetë po ashtu i rrejshëm.
Tash për tash nuk ka të dyshuar se kush mund të fshihet prapa këtyre kërcënimeve./KP

Back to top button