​Kërcënoi policin me vrasje, arrestohet

 
Një person është arrestuar, për shkak se e kishte kanosur me vrasje zyrtarin policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se, nga i dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button