Kurti: Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet për të qenë Evropë

Në prag të nisjes së Samitit të Brdos, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet për të qenë Evropë.
Tutje, kryeministri tha se kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur Komisioni Evropian ka rekomenduar për të dytën herë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka pasur padrejtësi të madhe dhe mungesë të drejtësisë ndaj qytetarëve të shtetit tonë, që, siç u shpreh ai, kanë vuajtur shumë.
“Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë besnik esencës së tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Evropë”, tha Kurti.
Sa u përket vendeve mosnjohëse, kryeministri tha se shpreson që ato vende shumë shpejt t’iu bashkohen vendeve tjera që e njohin shtetësinë e Kosovës.

Zgjidhjen e duhur nga dialogu Kosovë-Serbi ai e ka përmendur vetëm njohjen.

Në Samitin e Brdos në Slloveni, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati./21Media

Back to top button