​Kërkohet drejtësi për personat e nënshtruar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

 

 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka sugjeruar institucionet e Kosovës që të kërkojnë me këmbëngulje drejtësi për personat që i janë nënshtruar torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë një takimi me kryeministrin Avdullah Hoti, u tha se aparati shtetëror serb ka kryer krime sistematike dhe të organizuara ndaj civilëve shqiptarë, ndërkohë që asnjë kryerës i krimeve seksuale dhe torturave ende nuk është gjykuar nga drejtësia.

Në këtë takim, kryeministri premtoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për veprimtarinë e rëndësishme të këtyre shoqatave, të cilat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale dhe të torturës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, drejtoresha e QKRMT-së Feride Rushiti theksoi se institucionet e vendit tonë duhet të kërkojnë me këmbëngulje drejtësi për të gjithë personat që i janë nënshtruar torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Back to top button