​KESCO i ka propozuar ZRRE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e marsit

KESCO dje ia ka dorëzuar propozimiin ZRRE-Së që vendimi i për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 Shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.
Kështu ka bërë të ditur KESCO përmes një komunikate ku thuhet se ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.
”Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja. Nëse  ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm  do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët”, thuhet në komunikatë.
KESCO ka njoftuar se do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët se si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja./21Media

Back to top button