​Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas vendimit, çmimi i naftës është 1.68, i benzinës 1.35 dhe gasit 0.76.
Çmimet e vendosura vlejnë për datën 14 shtator dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më 31 gusht ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë 12 centë për litër naftë.
Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se “MINT-i ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore”.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë./21Media

Back to top button