Gjërat po bëhen serioze midis Leonardo DiCaprio e Gigi Hadid

Gjërat duken se po bëhen seriozie midis aktorit Leonardo DiCaprio dhe supermodeles Gigi Hadid.
Dyshja u panë bashkë në javën e modës në Neë York City.
Sipas Daily Mail, të dy dukeshin se ishin thelluar në bisedë.
47 vjeçari dhe 27 vjeçarja u veçuan nga turma në festën ekskluzive.
“Leo ishte me miqtë e tij dhe Gigi ishte me miqtë e saj po ashtu, të gjithë rrinin në një tavolinë”, tha një burim.
Lajmi për romancën e mundshme të dyshes erdhi befasi, pasi DiCaprio njihet që takohet vetëm me 25 vjeçare.
Në korrik u përfol se ylli i “Ëall of street” ishte i interesuar për modelen, pasi u panë duke u shoqëruar në hapjen e një klubi vetëm për anëtarët e NYC.
Ndërkaq, DiCaprio i dha fund lidhjes me modelen, Camila Morrone pas 4 vjetësh së bashku dhe si për ironi, menjëherë pas ditëlindjes së 25-të të Morrones.
Ndërkaq, Gigi po ashtu i dha fund lidhjes shumëvjeçare me yllin e popit, Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë 2 vjeçare, Khai./21Media

Back to top button