​Kina vendos tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja

Tarifat do të hyjnë në fuqi nga 6 korriku

Komisioni i Tarifave Doganore i Këshillit të Shtetit të Kinës, ka vendosur tarifa shtesë deri në 25 për qind mbi 659 artikuj importi nga SHBA-ja.

Sipas tyre, tarifat shtesë me vlerë rreth 34 miliardë dollarë për 545 artikuj, duke përfshirë produkte bujqësore, produkte ujore dhe automjete do të hyjnë në fuqi që nga 6 korriku.

Vendimi për tarifat e reja pason njoftimin e së premtes nga administrata e presidentit Trump se synon të zbatojë planin për vendosjen e tarifave shtesë deri në 25 për qind për importet kineze, me vlerë rreth 50 miliardë dollarë.

Ndërkohë, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se do të marrë masa të përkohshme antidumpingu për acidin hidrojodik të importuar nga vende të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në.

Zyrtarët e kësaj ministrie kanë bërë të ditur se hetimi paraprak ka zbuluar se kompanitë kanë hedhur acid hidrojodik dumpingu nga SHBA-ja dhe Japonia në tregun kinez, duke dëmtuar interesat e industrisë përkatëse kineze.

Back to top button