​Klopp mund të dënohet për protestat ndaj gjyqtarit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp mund të dënohet nga Federata e Futbollit në Angli pas përjashtimit të tij gjatë fitores 1-0 të skuadrës së tij kundër Manchester Cityt.
Klopp u përjashtua pasi qortoi një ndihmës të arbitrit kryesor kur nuk u dha një faull për Mohamed Salah.
Klopp kërkoi falje për reagimin e tij në komentet e tij pas ndeshjes duke thënë: “Diçka më humbi nga vetja në atë situatë, nuk jam krenar për këtë. E meritova një karton të kuq dhe mënyra se si dukesha në këtë moment nuk është e drejtë”, pranoi gjermani.
Klopp është akuzuar për një shkelje të rregullit E3 të FA, i cili ndalon komentet që janë të pahijshme, të cilat janë kërcënuese, abuzive, të pahijshme ose fyese.
55-vjeçari ka afat deri të premten për t’iu përgjigjur akuzës që të lejohet të zërë vendin e tij në stol për ndeshjen në shtëpi të Liverpoolit kundër Ëest Hamit të mërkurën.
Pas fitores ndaj Cityt, Klopp tha se ai shkoi për të takuar gjyqtarin Anthony Taylor dhe foli plotësisht me qetësi me të.

Back to top button