Muhaxheri: Në Hagë po gjykohet gjithë Kosova

Analisti Artan Muhaxheri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se populli nuk duhet të pranojë asnjë vendim tjetër, përpos atij lirues për ish-krerët e UÇK-së.
Sipas tij, Gjykata i ka dënuar ata duke i mbajtur në paraburgim e duke mos u dhënë leje as për varrimin e prindërve. Derisa shtoi se një dënim tjetër morën nga Qeveria e Kosovës, duke mos marrë mbështetje.
Në një situatë hipotetike, sipas tij, nëse do të shpallej vendim dënues më 16 shtator për ish-krerët e UÇK-së, atëherë do të ishte dëm i madh për Kosovën.
“Vendimi i GJND-së do të bjerë në hije. Paramendoni Serbia qysh ka me shfrytëzu këtë për me na i tërheq njohjet”, tha ai ndër të tjerash.
“Dikush ka thënë po gjykohen personalisht ata. Unë mendoj se po gjykohet Kosova “, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?