​Klopp për kontratën e Salah: Nuk është sikur të blesh një telefon të mençur

 
Rinovimi i kontratës së Mohamed Salah me Liverpoolin mund të mos jetë duke shkuar në rrugën e duhur dhe aq lehtë se sa pritej.
Sulmuesi, i cili momentalisht është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Afrikës para pak ditësh në lidhje me këtë çështje deklaroi se gjithçka është në duart e drejtuesve të klubit.
Që kjo situatë nuk është edhe aq e thjeshtë e ka thënë përsëri trajneri Jurgn Klopp i cili ka thënë se nuk është aq e thjeshtë sikur kur blen një telefon të mençur, por që është diçka që po diskutohet.
“Kur nënshkruan një kontratë të madhe nuk është njëjtë sikur kur blen një telefon të menkur kur blen një telefon të mençur dhe përfundon gjithçka. Të jem i sinqertë, nuk them se ka ndonjë problem por jemi duke u biseduar dhe ka shumë gjëra për t’u diskutuar”, tha trajneri gjerman.

Back to top button