Kuvendi miratoi rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenimi ka miratuar rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Pos Vetëvendosjes si parti në pushtet, rezoluta u përkrah nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovësdhe Grupit Multientik.
Driton Selmanaj i LDK-së, gjatë këtij votimi abstenoi.

 
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.
Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it./21Media

Back to top button