​Klopp: Përfundimi në top-4 për Liverpoolin do të ishte arritja më e madhe ndonjëherë

 

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se nëse skuadra që ai e drejton ia del që në fund të sezonit të renditet në top-katërshen e Premierligës angleze do të ishte një nga arritjet më të mëdha ndonjëherë.

Liverpooli është vetëm një pikë prapa Chelseat në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm pasi i ka fituar tri ndeshjet e fundit duke përfshirë edhe fitoren dramatike kundër West Bromit të dielën me golin e minutës së fundit të realizuar nga portieri brazilian Alisson Becker.

“E madhe, absolutisht diçka e madhe. Do të ishte një nga arritjet më të mëdha ndonjëherë”, tha Klopp për “Sky Sport”.

“E di që nuk tingëllon mirë por këtu të gjithë e shohin në këtë mënyrë”, deklaroi trajneri gjerman.

Back to top button