Dy viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 83 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 704 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.

Kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërsa janë shëruar 259 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 760 mijë e 498 testime të COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154 mijë e 804, numri i të shëruarve është 146 mijë e 302, i të vdekurve është 5 mijë e 232, kurse numri i rasteve aktive arrin në 3 mijë e 270./TV21

Back to top button