Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kluivert mund të largohet nga Roma

Justin Kluivert mund të largohet nga Roma për në Fulham, shkruan gazetari italian Rudy Galetti.
Sulmuesi i Romës aktualisht është shumë pranë Premier Ligës angleze, ku mund të shkojë fillimisht në formë huazimi, e më pas përgjithmonë.
Justin është djali 23-vjeçar i lojtarit legjendar të kombëtares holandeze, Patrick Kluivert. Ai erdhi në Romë katër vjet më parë nga Ajax. Ai ishte i huazuar në Nice dhe Leipzig.
Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 15 milionë eurove. Sezonin e kaluar, ai shënoi gjashtë gola dhe dha gjashtë asistime në 31 ndeshje për Nice. Ai bëri edhe dy paraqitje për kombëtaren holandeze.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button