​Koeman tregon blerjen më të re të Barcelonës

 
Memphis Depay do të bashkohet me Barcelonën si një lojtari i lirë dhe marrëveshja do të përfundojë shumë shpejtë.
Akordi verbal tashmë është arritur për një kontratë deri në vitin 2023 me opsion të vazhdimit deri më 2024.
Lajmin së fundi e ka konfirmuar trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i cili duke folur për “Voetbal International”, deklaroi:
“Marrëveshja është gati e përfunduar. Nuk është nënshkruar ende, por është pothuajse e përfunduar. E kam kërkuar fort që prej muajsh”.
Paris-Saint-Germain dhe Juventusi thuhej se kishin shprehur interesim për shërbimet e holandezit.

Back to top button