​Konate pranon ofertën e Liverpoolit

 

Mbrojtësi francez ka pranuar që t’i bashkohet gjigantit anglez në verë.

Mbrojtësi i skuadrës gjermane RB Leipzig e ka pranuar kontratën pesë vjeçare të ofruar nga kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli, raporton “talkSPORT”.

“Të Kuqtë” do të bëjnë një ofertë prej 35 milionë eurosh drejt Leipzigut për mbrojtësin francez në verë, ofertë kjo që nuk pritet të refuzohet nga skuadra gjermane.

Me lëndimet e shumta këtë sezon të mbrojtësve, Liverpooli e sheh Konaten si lojtar kyç për të ardhmen, ku edhe pritet që ta formojë tandemin Van Dijk-Konate, kur mbrojtësi holandez të rikthehet nga lëndimi, që e mbajti për tërë sezonin 2020/21 jashtë fushave të blerta.

Back to top button