EBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla sot priti në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi, e cila rikonfirmoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe karshi anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Siç informoi ministria, Gërvalla falënderoi ambasadoren Alshamsi për kontributin dhe ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë në faza të ndryshme të shtetndërtimit, duke qenë shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ministrja, sipas komunikatës e vlerësoi në veçanti mbështetjen e dhënë në sektorët si ekonomia e shëndetësia.

“Me këtë rast, u theksua nevoja që të forcohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button