​Konjufca takohet me Palmer dhe Kosnett

 

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Glauk Konjufca sot është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Palmer e ka uruar Konjufcen për detyrën e re dhe konsituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar vendin tonë përgjatë proceseve të mëtejme shtetndërtuese.

Konjufca, pasi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e çmuar në çlirimin dhe rrugëtimin shtetndërtues të Republikës së Kosovës, u zotua për bashkëpunimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë Palmer për përfshirjen dhe kontributin e tij në procesin e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe emisari BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak këtë javë kanë vizituar Kosovën. Gjatë takimeve që dje zhvilluan Palmer e Lajçak me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, si dhe me PDK-në e LDK-së  temë kyçe ishte dialogu me Serbinë. /21Media 

Back to top button